TIRANE

Mjekësia alternative është një ndihmesë e madhe në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Specialist i Çështjeve Mjekësore, Roland Shuperka, mjek i njohur në disa nisma në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve është përbalur me rrezikun e prekjes nga COVID-19 nga një histori në familje. Pas shqetësimit se një i afërm i tij mund të jetë infektuar nga një mjek pozitiv me Korona, Shuperka thotë se orët e pritjes ishin shumë të vështira.

“Të nesërmen ishim në presion të jashtëzakonshëm”,- shton ai duke treguar se i është dashur të futet në terapi paraprake për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm. Shuperka ka gjetur mundësinë të lidhet direkt përmes Skype me moderatoren e “Vila 24”, Androniki Kolka e cila më parë ka patur një komunikim me një person të prekur nga virusi Korona e falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve të spitalit Infektiv dhe bashkëpunimit me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja ka mundur të shërohet plotësisht nga COVID-19.

Shuperka ka falenderuar moderatoren Kolka që përmes këtij emisioni ka ofruar edhe një zgjidhje praktike dhe efikase për shumë persona të interesuar. “Mora çaj antiviral shumë cilësor, çaj dafine si dezinfektant. Po ashtu jam trajtuar me propolis dhe një dezinfektant aromatik. Prej ditësh jemi izoluar për të respektuar udhëzimet. Gëzojmë shëndet shumë të mirë saqe nuk kemi nevojë as për të bërë tamponin.”-bën të ditur Shuperka. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Shuperka u ka sugjeruar qytetarëve të përdorin bimë mjekësore, pasi natyra shëron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb