Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka premtuar besnikëri ndaj skuadrës madridlene të Realit. Pas takimit me Malmon, sulmuesi portugez pohoi se nuk e ka ndërmend të largohet prej Real Madridit, ndërsa zërat për një largim të mundshëm, i ka quajtur vetëm spekulativ.

“Janë vetëm zëra spekulative. Në një mënyrë jam mësuar me këtë situatë. Ndihem shumë mirë te Reali. Jam shumë i lumtur këtu”, u shpreh Cristiano.

Ndërkaq, CR7 vendosi një tjetër rekord në Ligën e Kampioneve. Ai shënoi 4 herë në portën e Malmos, duke e mbyllur fazën e grupeve me 11 gola, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: