TIRANE

Sot në emisionin “Zemër të Hapur” rrefehet një ish-punonjës rendi i cili në vitin 2017 është liruar nga policia me motivacionin largim nga puna “për shkurtim të funksionit organik”.

Zef Nikolli ka kontribuar në 26 vjet në polici, kryefamiljari babai i tre fëmijëve e ka kundërshtuar këtë padrehtësi në rrugë gjyqësore edhe pse ai është ndeshur me shumë problematika këtë e vërteton edhe shkresa e Avokatit të Popullit e cila i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Qarku Lezhë ku i bëhet me dije se qytetarit nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet shkresore për lirimin e tij.

Megjithatë Nikolli ka luftuar dyerve të gjykatave dhe nuk është dorëzuar asnjëherë. Në vitin 2008 Gjykata e Lezhës nuk e pranoi kërkesën e qytetarit, për largim të padrejtë nga puna.
Kryefamiljari nuk u dorëzua çështja shkoi në Apel në vitin 2009 . Me vendim të formës së prerë u pranua pjesërisht kërkesa e qytetarit, ai nuk u rikthye në punë por përfitoi pagën e 1 viti si dëmshpërblim për lirimin e tij nga puna në mënyrë të padrejtë.

Por padrejtësitë për qytetarin nuk kanë të sosur pasi edhe pse ai i përfitoi paratë në bazë të ligjit. Drejtoria e Qarkut Lezhë edhe pse jo në afat e ka çuar cështjen për rekurs në mënyrë që ky qytetar të mos përfitojë paratë që i takojnë me vendim gjykate. Sot qytetari denoncon këtë shkelje ligjore dhe kërkon ndihmë për të marrë paratë që i takojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb