Erëra të mbara po frynin në Çekosllovaki. Moti premtonte pranverë. Alexander Dubèek, i ardhur në pushtet, po ndërmerrte reforma që premtonin demokratizimin e vendit. Fatkeqësisht, kjo periudhë shprese zgjati veçse disa muaj, nga janari në 20 gusht të vitit 1968, kur vendi do të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik dhe e ashtuquajtura “pranvera e Pragës” do të merrte fund. Por çfarë ndodhte ndërkohë në Shqipëri? Avokat Spartak Ngjela e përshkruan këtë periudhë në librin e tij “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”.

Përmes bisedave me të atin, Kiço Ngjela, bashkëmoshatarë e bashkëvuajtës burgjesh, Ngjela tregon për megalomaninë e Enver Hoxhës dhe sfidën e tij për të krijuar një tjetër internacionale komuniste, një nismë, tek e cila nuk dihet nëse besonte vërtet apo donte t’u hidhte hi syve shqiptarëve, se Shqipëria nuk ishte e izoluar. “Ndërkohë, ne që jetonim pranë oborrit të Enver Hoxhës, konstatuam saktë se e gjithë garda e vjetër që jetonte përreth tij nuk ishte fare entuziaste për partitë marksisteleniniste të Perëndimit.

Nuk bindeshin dhe kishte ndodhur e kundërta: në vend që ta merrnin këtë si një shenjë të “madhështisë” së Enver Hoxhës si doktrinar, e kishin marrë si shenjë të dobësisë së tij për një vepër të dështuar. Këtë e vura re edhe tek im atë”, shkruan Ngjela. Ata që çoç kishin dëgjuar se ç’ndodhte në botë, e kuptonin atë që po ndodhte në Shqipëri. “Brodueji ziente nga barsoletat dhe nga humori kundër Enver Hoxhës. Por edhe Rinocerontët e kishin shtuar së tepërmi luftën e tyre me anë të fletërrufeve”, tregon Ngjela, teksa ndalet për pak te një bisedë me Vera Bekteshin, një nga viktimat e dacibaove. Plot 50 vjet nga “Pranvera e Pragës”, vijnë ca kujtime edhe nga dimri që mbante në Shqipëri. al.mi

SPARTAK NGJELA

PERANDORIA HOXHA DHE PRANVERA E PRAGËS

I

Në të njëjtën kohë, Enver Hoxha kishte nisur punën për krijimin e perandorisë së tij, e cila pa dyshim që do të ishte marksiste–leniniste. Atij do t’i hante rreth dhjetë vjet kohë që ta stabilizonte plotësisht këtë “perandori”. Nuk kuptohet se cila shtysë psikologjike e ka nxitur drejt këtij vendimi. E tërë historia e ideologjive është histori shizmash, prandaj, deri këtu, gjithçka duket se ecën brenda një rrjedhe historike normale për llojin e vet. Dihet se, gjithmonë, në të gjitha shizmat ka pasur interesa krerësh. Të shumtë kanë qenë ata krerë dogmatikë që kanë ushtruar tmerrin kundrejt shoqërisë në emër të ideologjisë apo të fesë që kanë drejtuar, edhe pse e kanë besuar më pak nga të gjithë atë fe apo atë ideologji.

Kjo është historia e trishtë e mendjes joracionale njerëzore dhe e pushteteve që janë mbështetur gjithmonë te pjesa fanatike e shoqërisë, domethënë, tek ajo pjesë që nuk ka ditur asgjë rreth vetes dhe botës. Enver Hoxha s’mund të ishte përfaqësues i ndonjë krahu real në lëvizjen komuniste botërore. Ai ishte një mendje e shkathët politike në lojën për pushtet, dhe, si themeluesi i një lëvizjeje ideologjike, për interesin e tij, ia arriti ta shkëpuste “kishën” e vet nga Moska. Pastaj, me ndihmën e të tremburve dhe të të nënshtruarve të tij, ai mendoi që ta mbante “kishën” vetëm për vete dhe ta trajtonte atë si një objekt të shenjtë e të pacenuar, sepse këtu e kishte burimin e pushtetit politik.

Lëvizja komuniste botërore u ngrit me shpresën e një revolucioni për barazi shoqërore, por praktikisht ajo përfundoi në atë përzierje të humanizmit me terrorin. Në këtë përzierje, ata që kishin qenë humanistë sui generis dhe që besuan realisht tek ajo doktrinë, ranë viktima të terrorit që ushtruan krerët e tyre, të cilët, në më të shumtën e herëve, nuk kishin lidhje as me humanizmin dhe as me doktrinën. Kështu që, edhe për këtë rast, Hoxha e nisi veprën e vet për krijimin e një “perandorie marksiste-leniniste”, duke përdorur gjithashtu tezën e një revolucioni proletar botëror.

Kjo ishte një alibi që Hoxha e krijoi për t’i dhënë vërtetësi lëvizjes së vet, si dhe për të krijuar “doktrinën” e shkëputjes nga kampi socialist. Për këtë arsye, alibia duhej të kishte përdorim dyfish: edhe përballë politikës sovjetike, por edhe përpara komunistëve shqiptarë e sidomos atyre që ishin rreth tij e që në fakt kishte vendosur t’i shkartonte.ijimin e perandorisë së tij, e cila pa dyshim që do të ishte marksiste–leniniste. Atij do t’i hante rreth dhjetë vjet kohë që ta stabilizonte plotësisht këtë “perandori”. Nuk kuptohet se cila shtysë psikologjike e ka nxitur drejt këtij vendimi.

E tërë historia e ideologjive është histori shizmash, prandaj, deri këtu, gjithçka duket se ecën brenda një rrjedhe historike normale për llojin e vet. Dihet se, gjithmonë, në të gjitha shizmat ka pasur interesa krerësh. Të shumtë kanë qenë ata krerë dogmatikë që kanë ushtruar tmerrin kundrejt shoqërisë në emër të ideologjisë apo të fesë që kanë drejtuar, edhe pse e kanë besuar më pak nga të gjithë atë fe apo atë ideologji. Kjo është historia e trishtë e mendjes joracionale njerëzore dhe e pushteteve që janë mbështetur gjithmonë te pjesa fanatike e shoqërisë, domethënë, tek ajo pjesë që nuk ka ditur asgjë rreth vetes dhe botës.

Enver Hoxha s’mund të ishte përfaqësues i ndonjë krahu real në lëvizjen komuniste botërore. Ai ishte një mendje e shkathët politike në lojën për pushtet, dhe, si themeluesi i një lëvizjeje ideologjike, për interesin e tij, ia arriti ta shkëpuste “kishën” e vet nga Moska. Pastaj, me ndihmën e të tremburve dhe të të nënshtruarve të tij, ai mendoi që ta mbante “kishën” vetëm për vete dhe ta trajtonte atë si një objekt të shenjtë e të pacenuar, sepse këtu e kishte burimin e pushtetit politik. Lëvizja komuniste botërore u ngrit me shpresën e një revolucioni për barazi shoqërore, por praktikisht ajo përfundoi në atë përzierje të humanizmit me terrorin.

Në këtë përzierje, ata që kishin qenë humanistë sui generis dhe që besuan realisht tek ajo doktrinë, ranë viktima të terrorit që ushtruan krerët e tyre, të cilët, në më të shumtën e herëve, nuk kishin lidhje as me humanizmin dhe as me doktrinën. Kështu që, edhe për këtë rast, Hoxha e nisi veprën e vet për krijimin e një “perandorie marksiste-leniniste”, duke përdorur gjithashtu tezën e një revolucioni proletar botëror. Kjo ishte një alibi që Hoxha e krijoi për t’i dhënë vërtetësi lëvizjes së vet, si dhe për të krijuar “doktrinën” e shkëputjes nga kampi socialist.

Për këtë arsye, alibia duhej të kishte përdorim dyfish: edhe përballë politikës sovjetike, por edhe përpara komunistëve shqiptarë e sidomos atyre që ishin rreth tij e që në fakt kishte vendosur t’i shkartonte.ijimin e perandorisë së tij, e cila pa dyshim që do të ishte marksiste–leniniste. Atij do t’i hante rreth dhjetë vjet kohë që ta stabilizonte plotësisht këtë “perandori”. Nuk kuptohet se cila shtysë psikologjike e ka nxitur drejt këtij vendimi. E tërë historia e ideologjive është histori shizmash, prandaj, deri këtu, gjithçka duket se ecën brenda një rrjedhe historike normale për llojin e vet. Dihet se, gjithmonë, në të gjitha shizmat ka pasur interesa krerësh.

Të shumtë kanë qenë ata krerë dogmatikë që kanë ushtruar tmerrin kundrejt shoqërisë në emër të ideologjisë apo të fesë që kanë drejtuar, edhe pse e kanë besuar më pak nga të gjithë atë fe apo atë ideologji. Kjo është historia e trishtë e mendjes joracionale njerëzore dhe e pushteteve që janë mbështetur gjithmonë te pjesa fanatike e shoqërisë, domethënë, tek ajo pjesë që nuk ka ditur asgjë rreth vetes dhe botës. Enver Hoxha s’mund të ishte përfaqësues i ndonjë krahu real në lëvizjen komuniste botërore. Ai ishte një mendje e shkathët politike në lojën për pushtet, dhe, si themeluesi i një lëvizjeje ideologjike, për interesin e tij, ia arriti ta shkëpuste “kishën” e vet nga Moska.

Pastaj, me ndihmën e të tremburve dhe të të nënshtruarve të tij, ai mendoi që ta mbante “kishën” vetëm për vete dhe ta trajtonte atë si një objekt të shenjtë e të pacenuar, sepse këtu e kishte burimin e pushtetit politik. Lëvizja komuniste botërore u ngrit me shpresën e një revolucioni për barazi shoqërore, por praktikisht ajo përfundoi në atë përzierje të humanizmit me terrorin. Në këtë përzierje, ata që kishin qenë humanistë sui generis dhe që besuan realisht tek ajo doktrinë, ranë viktima të terrorit që ushtruan krerët e tyre, të cilët, në më të shumtën e herëve, nuk kishin lidhje as me humanizmin dhe as me doktrinën.

Kështu që, edhe për këtë rast, Hoxha e nisi veprën e vet për krijimin e një “perandorie marksiste-leniniste”, duke përdorur gjithashtu tezën e një revolucioni proletar botëror. Kjo ishte një alibi që Hoxha e krijoi për t’i dhënë vërtetësi lëvizjes së vet, si dhe për të krijuar “doktrinën” e shkëputjes nga kampi socialist. Për këtë arsye, alibia duhej të kishte përdorim dyfish: edhe përballë politikës sovjetike, por edhe përpara komunistëve shqiptarë e sidomos atyre që ishin rreth tij e që në fakt kishte vendosur t’i shkartonte.

Unë nuk e kam përjashtuar asnjëherë idenë se drejt këtij pasioni steril për perandori, Hoxhën mund ta ketë shtyrë edhe paranoja, sepse herë-herë, Hoxha ka dhënë shenja se e besonte të qenurit e tij një njeri i madh. Këtë ma kanë pohuar edhe shumë të tjerë që kanë jetuar pranë tij në ato çaste, kurse Kiçoja theksonte gjithmonë se delirin e të qenurit “njeri i madh” dhe “frikën permanente”, ai i kishte natyrë të tij, edhe para se sa të vinte në pushtet.

“Ishte gjithmonë i fshehtë”, thoshte Kiçoja dhe vazhdonte: “Në ato kohëra të vështira në Tiranë, ai asnjëherë nuk të shihte në sy, ose, edhe kur të shihte, të këqyrte për të parë nëse mund të të besonte ose jo, ndonëse ai kurrë nuk besonte njeri. Por kishte maninë për të folur si njeri i madh që dinte të jepte direktiva dhe, qëkurse ishte 34 vjeç, tentonte të fliste si një i moshuar. Kishte një ngërç në të folur dhe bisedën e bënte me hope, por gjithmonë ishte shumë i vëmendshëm dhe, me njeriun që ishte afër, përdorte me sukses metodën e të treguarit se e kishte shumë për zemër…

I pari që ia kapi këtë natyrë ishte Qemal Stafa. Ai e kuptoi dhe muajt e fundit donte t’i shmangej gjithmonë. Ka tepër mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të ashpër me njëri-tjetrin, sepse në këtë kohë, ndoshta një muaj para se të vritej, Qemal Stafa më tha: ‘Kiço, unë jam i vetmuar dhe që të gjithë jeni të rrezikuar’… Nuk e kuptova dot asnjëherë këtë bisedë të fundit me Qemal Stafën dhe, pas vrasjes së tij, asnjëherë nuk e largova nga mendja”.

Me paratë e Shqipërisë dhe sidomos të Kinës, Enver Hoxha nisi të krijonte shizmën e dytë të komunizmit, duke krijuar “partitë marksiste-leniniste të së vërtetës” nëpër të gjithë botën, por sidomos në Perëndim. Kuptohet se logjikisht kjo ndërmarrje e mbyllte krejt qarkun e veprës së tij, e cila kishte nisur me shkëputjen nga Bashkimi Sovjetik, ngaqë, sidomos, kjo i duhej për të treguar se, jo vetëm që nuk ishte një luftëtar i vetmuar, por ishte edhe një njeri i madh dhe i vetmi revolucionar në botë. Ishte natyra e tij e vjetër që e shtynte të mendonte se mund të drejtonte gjithë njerëzimin.

Kjo natyrë e një deliri të tillë dallohej veçanërisht gjatë bisedave të çdo mbrëmjeje, kur ai bënte në Klubin e Partisë me njerëzit e vet të Rrethit të Parë, të cilëve tani vetëm u fliste për fatet e botës e të komunizmit dhe nuk i linte më të thoshin asnjë fjalë. Por, me Shehun dhe me Kapon, tregohej disi më ndryshe, si të ishin tre muskëtjerë të një qëllimi të madh. “E pyeta Mehmetin, – mbaj mend që më tha Ladi atë kohë kur po lindnin partitë e Hoxhës – madje e pyeta disa herë, por ai nuk donte të përgjigjej”.

Kështu, gjersa e ëma, Fiqreti, ia kishte bërë me shenjë për t’i thënë që ta linte atë muhabet. Kurse ne, në rrethin tonë, qeshnim duke e konsideruar këtë ndërmarrje të ethshme të Hoxhës si një marrëzi që e kishte ndërmarrë për të treguar qetësi ndaj vetes dhe një hakmarrje ndaj kundërshtarit. Por idenë e perandorisë, në fakt ma analizoi Zef Mala, në kohën që rrinim dendur bashkë në Burgun e Ballshit.

Zefi e shihte tendencën e Hoxhës si një “propensitet natyror” të tipit të tij megaloman dhe që mendonte se duke hyrë në Perëndim me partitë dhe me gazetat e tij, sikur e rriste tej mase territorin e vogël dhe popullsinë e vogël të shtetit që drejtonte.

“I duhet për të realizuar disi delirin e tij, sepse dëshira për perandori është ende prezente në arketipat njerëzorë që ai përfaqëson”, theksonte Zef Mala atëherë, dhe tek e kujtoj edhe kohën, edhe të gjithë lëvizjen, jam i bindur se kjo gjendje psikike e ngarkuar nga inkoshienti i perandorit, ishte natyrë qendrore e Hoxhës në ato vite, kur në një krah ushtronte të gjithë forcën politike dhe demagogjike për izolimin e Shqipërisë, dhe, nga ana tjetër, shtonte radhët e partive të vogla që nuk kishin asnjë vlerë për të ardhmen politike të vendeve të tyre.

Hoxhës, në fakt, i dukej sikur po ndërtonte edhe ai një Internacionale Socialiste a Komuniste, ashtu siç kishte bërë Marksi me Leninin, por në të njëjtën kohë, gjente edhe alibinë e shëmtuar duke dhënë një “provë” se nuk ishte i izoluar, por përkundrazi, kishte miq të shumtë në të tërë botën dhe bota e kishte vështrimin nga ai. Çështjen e izolimit të Shqipërisë, ai e ndiente që ishte një veprim ahistorik dhe kthim në otomanizëm dhe prandaj e paraqiste lëvizjen marksiste-leniniste si një lloj europianizmi të ri. Ai ishte diabolik deri në fund sepse kërkonte ta shkallmonte përfundimisht kulturën europiane të shqiptarëve, duke intriguar me faktin e ri të revolucionit proletar.

Këtë gjë, më parë, e kishte ndërmarrë Lenini, kur u shkëput nga Internacionalja e Dytë Socialiste dhe krijoi Kominternin, i cili s’ishte gjë tjetër veçse një Internacionale e Tretë. Por edhe Trocki, pasi u dëbua nga Rusia, krijoi internacionalen e tij komuniste për t’iu kundërvënë Kominternit dhe partisë së Stalinit, por Hoxha, kam përshtypjen, se nuk e dinte fare këtë fakt. Të gjithëve ne, kjo vepër e re e Hoxhës na u duk si një marrëzi shqiptare, kurse vetë Enver Hoxha na ngjasonte me një mashtrues që tallej me viktimat e tij. Në Broduej talleshin hapur me të gjitha lajmet e “Radio Tiranës” e të gazetës “Zëri i Popullit”, kur bëhej fjalë për krijimin dhe aktivitetin e partive marksisteleniniste në Perëndim.

Befas, madje, filluan të dilnin e të propagandoheshin si figura, edhe emra si Zhak Gripa, kryetari i Partisë Marksiste-Leniniste në Belgjikë, Reixh Bërxh në Angli, Uillkoks në Australi, Frans Strobël në Austri, Fosko di Nuci në Itali e turlifarëlloj emrash; të gjithë aventurierë që vinin këtu të merrnin ndonjë dollar, por Hoxhës aq i bënte, sepse i duheshin për qëllimin që folëm. Enver Hoxhës, perandoria i duhej mbi të gjitha, për të ushtruar propagandën e tij në popull, e sidomos me ata të rinjtë që kishte marrë nga puna e rëndomtë e po i ngjiste në udhëheqjen e Partisë dhe të cilët ende nuk dinin përse kishin ardhur, pse i kishin thirrur dhe çfarë duhej të bënin.

Ndërkohë, ne që jetonim pranë oborrit të Enver Hoxhës, konstatuam saktë se e gjithë garda e vjetër që jetonte përreth tij nuk ishte fare entuziaste për partitë marksiste- leniniste të Perëndimit. Nuk bindeshin dhe kishte ndodhur e kundërta: në vend që ta merrnin këtë si një shenjë të “madhështisë” së Enver Hoxhës si doktrinar, e kishin marrë si shenjë të dobësisë së tij për një vepër të dështuar. Këtë e vura re edhe tek im atë. Kiçoja nuk kishte fare qejf të fliste për to dhe unë e kuptoja se i dukeshin qesharake.

Këtë e pashë vetë, sidomos kur nuk kishte qejf fare të rrinte me belgun Zhak Gripa, ndërsa ai pushonte familjarisht, si edhe ne, në Dhërmi të Himarës. E shihja që nuk e përfillte fare dhe i shmangej takimit me të. “Ç’është ky? Çfarë përfaqëson”, e pyeti Vera Kiçon për Zhak Gripën, një natë kur ishim duke luajtur me letra, por Kiçoja iu shmang në fillim duke ngritur vetëm supet. Ndërsa Vera nuk ndaloi dhe mandej i tha: “Ti ke ndenjur shpesh me të, prandaj dhe të pyes”. Atëherë, Kiçoja u përgjigj duke psherëtirë: “E ç’më pyet, moj Verë, nuk e ke parë që nuk di asgjë, ai nuk di as sa anëtarë ka partia e tij”.

Kjo ishte e gjitha, pra, brezi i Kiços nuk ia pranonte fare Hoxhës këtë nismë, por ai as që çante kokën, sepse kishte krijuar grupin e Ramiz Alisë dhe paguante e paguante për të krijuar një si internacionale komuniste, por pa e quajtur të tillë. Kjo pra ishte perandoria e tij qesharake, por ai e donte. Madje, nëse nuk ka qenë një lojë demagogjike, dhe e ka besuar vërtet, atëherë sëmundja e tij ka qenë tepër e rëndë.

Kam përshtypjen se edhe mund të jetë bindur dikur se e ka formuar më në fund perandorinë e tij, sepse, që nga fundi i viteve ‘60 e deri në vitin 1976, ai sillej në media si një perandor i revolucionit, si lider i të gjitha lëvizjeve progresiste në botë dhe si udhëheqës shpirtëror i rreth dyzet partive marksisteleniniste që i mbante vetë me para. Kurse hordhitë që dolën nga 6 shkurti i vitit 1967 bërtisnin e sokëllinin për sukseset e partive marksiste–leniniste dhe për dominimin e botës mbarë nga Enver Hoxha.

Ne nuk arrinim të kuptonim nëse këta njerëz i besonin apo jo ato që thoshin, por edhe pse qeshnim me të madhe me ta, prapë ishim të mërzitur. Ne e kuptonim atëherë se do të vinte një ditë që e gjithë jeta politike, morale, ekonomike e shoqërore në përgjithësi do të binte në duart e tyre. “O Zot!, – thoshte shpesh e më shpesh një shoku im në ato kohëra. -Çfarë të kemi bërë që po na torturon për të na shtypur me anë të injorancës!”.

II

Propaganda ishte e ethshme, por “mjerë ne ku na kishte rënë të jetonim”. Kjo ishte shprehja që përsërisja prore me vete, tek lexoja gjithçka që më binte në dorë për diktaturat dhe totalitarizmin, duke përfshire “Stalin” e Isak Dojçerit, disa monografi të Revolucionit Francez e sidomos të Edmund Burkes e të Thomas Karlajlit. Kjo e Karlajlit më kishte mahnitur, por edhe sistemi stalinian i marrjes dhe i mbajtjes së pushtetit, sipas Isak Dojçerit, po ashtu.

E ndieja se ishte krejt e njëjta gjë, paçka se në fund të fundit po jetoja në një kohë pas Revolucionit Francez, kur gjithkush mendonte se revolucioni ishte një proces në vazhdim, kurse normaliteti ishte reaksionar. Ishte një kohë e turbullt, kur askush nuk e mendonte dot qartë se çfarë do të sillte e ardhmja. Në fakt, gjysmës së botës, i mungonin burrat e shtetit dhe prandaj ajo drejtohej dhe sundohej nga “revolucionarët”. Çdo grusht shteti sillte një revolucion dhe secili kolonel, mëtonte drejt pushtetit me forcë. Në Shqipëri, ndërkaq, ishte krijuar befas një ideologji e re, pa formë, e bërë sipas vullnetit të një njeriu, i cili nuk kishte më asnjë lloj përgjegjësie dhe i duhej që të fillonte një betejë për të përmbysur gjithçka.

Hoxha e ndiente se në Kinë kishin ardhur ato forca që i duheshin dhe ai mund t’u merrte gjithçka, çdo gjë që i duhej për të konsoliduar pushtetin e vet ekonomik. Por, kishte edhe diçka tjetër: ai nuk e dinte çfarë ishte ekonomia, nuk dinte se çfarë ishte tregu dhe eficienca ekonomike, nuk e dinte se çfarë ishte prodhimi, prandaj mendoi se, me një “frymë revolucionare” dhe me autarki, do të përjetësohej. Marrëzia, në fakt, ushqehet e kalon në hapësira utopike nga mosnjohja e gjërave dhe kjo ishte natyra e pushtetit ‘revolucionar”, që po strukturohej në Shqipëri. Kalonin muajt dhe unë e ndieja që përballja ime me atë shtet do të ishte e pashmangshme.

S’kisha rrugë tjetër, sepse, ndonëse vetëm njëzet vjeç, unë nuk mund të përfundoja dot te kopetë e rinocerontëve, të cilëve, që prej dhjetë muajsh, po u dëgjoja “trokun” teksa përshkonin me zhurmë rrugët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Kurse Brodueji ziente nga barcaletat dhe nga humori kundër Enver Hoxhës. Por edhe rinocerontët e kishin shtuar së tepërmi luftën e tyre me anë të fletërrufeve. Ato i gjeje kudo, në çdo institucion, e sidomos në qendër të Tiranës e nëpër korpuset kryesore të Universitetit të Tiranës.

Universiteti i Tiranës atëherë kishte katër korpuse: njëri ishte në kodër në “Rrugën e Elbasanit” dhe ishte Fakulteti i Gjeologjisë; poshtë tij, po në të njëjtën rrugë ishte Fakulteti Historisë dhe i Filologjisë; tek sheshi “Nënë Terëza” ishin fakultetet e Inxhinierisë, Ekonomisë dheJurisprudencës dhe në fund të Bulevardit të madh, afër Stacionit të Trenit, ishte Fakulteti i Shkencave të Natyrës; kurse poshtë, nga Spitali Civil, ishte Fakulteti i Mjekësisë. Të gjithë zjenin nga fletërrufetë dhe me një nxitje të ashpër kundër studentit tiranas.

Nuk na linin të qetë për asnjë çast. Befas nisën të sulmonin edhe femrat e emancipuara e të bukura, të cilat dukej se po dëshironin të nxirrnin jashtë të gjithë mllefin e pakonsumuar erotik që u ishte grumbulluar rinocerontëve nga jeta që kishin bërë në provincat e largëta. Të parës ia varën fletërrufenë Vera Bekteshit. Nuk i lanë gjë pa i thënë; gati sa nuk i thoshin edhe femër e përdalë. E atakonin për veshjen dhe ekstravagancën e saj, por nuk i thoshin asnjë gjë për inteligjencën dhe nivelin e saj si studente e shkëlqyer.

Dhe ajo e ndjeu shumë. Ishte tepër e shqetësuar dhe, si shumë mike që e kisha, m’u rrëfye me një sarkazëm të hollë: “Janë një tufë injorantësh,-më tha,-dhe bën mirë ti që tallesh gjithë ditën e u thua rinocerontë. Por ma kanë bërë edhe këto femrat që po duan të afrohen me komitetet e Partisë dhe që ti i njeh, që më urrejnë për jetën time të lirë e pa komplekse”. Më përmendi edhe ndonjë emër, por nuk ka rëndësi, sepse gjithçka në fakt ishte e drejtuar nga një dorë që vinte nga Sigurimi i Shtetit. “Lëre Vera,- i thashë,- se të gjithë këtë lëvizje nuk e drejtojnë ata, por Sigurimi”. Ajo ndenji pak dhe më pa në sy. E shihja që edhe ajo dyshonte, por e kuptova se nuk donte ta besonte, jo se nuk e dinte se ç’ishte Sigurimi i Shtetit, por e shihte shumë të rëndë për familjen e saj nëse vërtet atë e kishte sulmuar Sigurimi, domethënë Enver Hoxha.

Nuk donte ta pranonte, por në sy pashë dyshim. Ishte shumë inteligjente për të mos i pasur frikë rinocerontët; kishte akumuluar një kulturë solide dhe ishte në vitin e katërt për Fizikë. Kishte espri, siç thonë francezët, por ishte e destinuar të dështonte. Nuk mund ta pranonte Sigurimi i Shtetit, por as edhe ajo shoqëri që ishte e ngritur e gjitha kundër çdo lloj elite intelektuale. Koha e tregoi se ishte e pamundur të bëje ndonjë gjë me Enver Hoxhën, por askush nuk kishte forcë që të ndryshonte rrjedhën e gjërave. Dhe Vera Bekteshi e ndiente dhe e kuptonte më mirë se unë këtë; ajo ishte femër, madje një femër me inteligjencë të lartë, dhe politika e intrigave të oborreve totalitare ka shpesh natyrë femërore.

Më vonë, pas dhjetë vjetësh, kur isha në Burgun e Ballshit dhe kur vetë Sigurimi erdhi e më pyeti për Vera Bekteshin dhe donin ta arrestonin për veprimtari politike kundër regjimit, m’u kujtua kjo bisedë dhe mendova rishtas se kisha pasur shumë të drejtë qysh atëherë, kur kisha krijuar bindjen se e gjithë ajo lëvizje prej rinocerontësh drejtohej nga Sigurimi i Shtetit. /Panorama.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb