TIRANE- Valentina Leskaj vjen në një rrëfim ndryshe, jashtë rolit të politikanes ndërsa ndan me publikun pjesë nga jeta e saj private. Nënkryetarja e Kuvendit, ka qenë sot personazhi i ftuar në rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në emisionin e mëngjesit Vila24 në “News24”.

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të studentëve ekselentë, Leskaj ka treguar mbi raportet e saj me familjen, bashkëshortin dhe dy djemtë dhe ndjesinë e magjishme të të qenit gjyshe. Ndër të tjera Leskaj pohoi se ‘pengu’ i saj që hyri në politikë është fakti se ndihet borxhlie ndaj dy djemve të saj, pasi nuk u ka kushtuar aq kohë sa duhet.

INTERVISTA
Si i keni pasur marrëdhëniet me studentët?

Shumë të mira, përveç periudhës që kam dhënë mësim në fakultet, kam pasur marrëdhënie të mira me ta, pasi jam themeluese e shoqërisë civile në Shqipëri. Për mua është me rëndësi që të rinjtë të jenë të angazhuar. Shkollën që kemi ngritur për politikanët e rinj ka qenë dhe nisma ime.
valentina leskaj
Po familja..
Nuk ka qenë arsye që të më pengojë në zgjedhjet e mia. Ka respektuar zgjedhjet e mija. Dua të kujtoj një kohë kur unë kam bërë fushatën elektorale, veten e ndjeja si një e ‘jashtme’.

Ju keni dy djem dhe nipër e mbesa. Si i keni marrëdhëniet me ata?
As i takon kujdesit, është vështirë të bësh diferenca Do të thotë se të dy palët kemi marrëdhënie shumë të mirë. Se kam besuar se djemtë mund të kenë kujdes shumë për mamanë. Unë jam përballur me probleme të ndryshme të grave dhe këto çështje me kanë motivuar. Unë jam shumë e kujdesshme, ata janë po ashtu. E kam ruajtur dhe balancën me ta që ata të jenë qytetarë të denjë të këtij vendi. Kam qenë nënë fatlume, që nga klasa e parë dhe studentë, kanë qenë shumë të mirë. Unë mendoj edhe kjo nuk mjafton që të jenë studentë të mirë, pasi besoj se ata janë njerëz të mirë. Kemi arritur këtë sukses si familje. Të dy djemtë janë ekonomist.

Jeni dhe gjyshe, keni tre nipër dhe një mbesë. Si i keni raportet me ta?
Ca komenti mund t’i bësh dashurisë, marrëdhënies me mbesat dhe nipërit. Nuk jam nga ato gjyshe që u dedikoj shumë kohë. Pasi u jam borxhli fëmijëve të mi. Atyre u ka munguar gjyshja.

Kaq e ngarkuar është dita juaj?
Për mua ka qenë gjithmonë kështu, jam mësuar me këtë ritëm. Koha bën të vetën, por jam mësuar. Është një ngarkesë. Nuk mund të them se ia kam arritur 100 për qind sa i takon asaj ndarjes së punëve, por përgjegjësitë po. Në një familje duhet të kontribuojnë të gjithë.

Keni menduar të ikni nga politika?
Ashtu siç ka hyrë, një grua mendon që të largohet nga politika. Ka momente kur njeriu mendon se mund të kishte bërë diçka tjetër. Çdo njeri ka dilema, jo vetëm politikanët. Kur kam qenë në politikë, kam qenë në shoqëri civile dhe e pavarur. Asnjë sektor nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk bën një gjë seriozisht. Fëmijët e mi i kanë paguar kosto politikës. Janë paragjykuar pasi njerëzit mund të kenë menduar se: ‘Mund ta kenë këtë status për shkak të mamasë’

Duke marrë parasysh akuzat e Zotit Berisha…..
Këto nuk janë akuza. Natyrisht kjo është kosto e familjes time. Akuzat bëhen në prokurori. Unë jam i pari rast që e kam çuar rastin në Gjykatë Kushtetuese. Jam e vetmja politikane. Ky është rasti i vetëm që unë kam qenë dhe kam kërkuar në parlament që të shkoj atje. Gjykata ka thënë se: “Nuk ka çështje”. Kjo ka të bëjë me moralin dhe principet e mia, Ata paguajnë kosto për këtë. Edhe në kuptimin e shqetësimit se pse duhet të ma bëjnë mua. Unë besoj se kam bërë një vendimmarrje me koshiencë të plotë, duke qenë e sigurt.

Parlamenti është vlerësuar nga më të dobëtit, si ndiheni që kur shikoni poshtë ka njerëz që ndoshta nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, apo deputetë si ata që u përjashtuan Frroku, Ndoka, Tahiri etj?

Gjëja që më shqetëson në parlament është fakti që unë mendoj se parlamenti është institucioni kryesor që duhet të gjenerojë politikën e një vendi. Ajo që më shqetëson është se sa parlamenti gjeneron politikë.

Janë dy gjëra, e para që nuk gjeneron politikë. Parlamenti duhet të jetë vend i debatit politik. Nuk ka të fituar, janë të gjithë të humbur. në momentin që edhe ata që dalin me fshesën e baltës që aty, janë të humbur. Nuk mund të kenë fituar kur humbet Shqipëria. E dyta, problemi më i madh është që shqiptarëve iu është hequr një e drejtë themelore njerëzore, nuk kuptojnë se çfarë ligjesh po miratohen në parlament, se si afektojnë në jetën e tyre. I kam ftuar disa herë deputetët e PD-së, kthehuni tek akti normativ. Ti nuk mund ta detyrosh deputetin. Unë e di që njerëzit janë shumë të shqetësuar, ma thonë edhe në rrugë “Ore po ça flasin ata ashtu”.

Unë nuk mund të kontrolloj fjalimin e deputetit. Ne kemi bërë një gjë tjetër, sepse aksesi i shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë, se çfarë ndodh në parlament është rritur. Ne po përdorim disa instrumentë që t’u japim mundësi disa aktorëve të shoqërisë shqiptare të kenë mundësi të ndikojnë ligjet. Ajo që është më e mirë është monitorimi i ligjeve nga shoqëria civile dhe institucione të tjera.

Ju vetë, përgjatë këtyre viteve në karrierën politike, keni bërë një rezyme se çfarë kam mësuar unë nga politika shqiptare?
Njeriu mëson, jo vetëm nga politika, edhe nga një punë e zakonshme, e thjeshtë. Njeriu mëson. Çdo lloj pune për mua është e respektuar dhe e rëndësishme është që punën ta bësh me dinjitet dhe profesionalizëm.

Jeni zv.presidente e Asamblesë parlamentare në KiE, si ndiheni?
Është një angazhim. Më vjen mirë që kemi një anëtar. Jam e zgjedhur në komitetin e monitorimit. Kjo është e rëndësishme sepse Shqipëria është një vend në monitorim dhe është e rëndësishme të kesh një monitorues dhe të kesh një zë. Ke të drejtë të flasësh. Ajo që kam menduar dhe që shpreha në parlament, më duket sikur kam humbur nga koha e hyrjes në politikë. Më duket se parlamenti është kufizuar në 200-100 fjalë. Është një kufizim ideor që i ndodh Shqipërisë.

Raporti i KE-së…
Ishte një raport pozitiv. Ka një vullnet dhe mbështetje nga të gjitha vendet që të hape negociatat. Për shkak të reformës në drejtësi, e cila është normale, pasi u bënë ndryshime duhet të jepen ca prova për zbatimin e paketës së ndryshimeve. Është një shtysë që të ecim me reformën në drejtësi.

Kush kujdeset për veshjen tuaj, look-un?
Ma kanë bërë edhe më herët këtë pyetje. Po nuk kam këshilltar. Kujdesem vetë. Me kalimin e kohës mëson dhe për ngjyrat që të shkojnë, moshën.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: