Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, analisti Erl Murati foli për reformën territorial dhe konsultimet që janë bërë nga PS dhe PD me qytetarët.
Ai u shpreh se palët sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe se i cilëson thjesht ‘flirte’. Gjatë intervistës nënvizoi se për reforma të tilla duhet të flasin ekspertë, ndërsa këta sillen si ‘një javë muaj mjalti dhe një javë betejë me narkoregjimin”.
Sa i përket miratimit të rregullores së re të Kuvendit, Murati e ka cilësuar si një antentat ndaj institucioneve Kushtetuese.
“Kanë nisur të organizojnë tryeza të përbashkëta me popullin. Të dy palët sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ulen dhe bëjnë këshillime me popullin. Por kjo është të tallesh…Është kinezeri që dy deputetë të PS e PD, të shkojnë të ulen dhe të flasin…Ndarja territoriale reforma administrative bëhet me ekspertë. Sepse të bësh shfaqje se disa prej tyre bëhen vërtet në teatër dhe t’I japësh zërin popullit për këto çështje të popullit nuk tregon asgjë. Janë thjesht flirte, një javë kemi muaj mjalti, një javë kemi betejë me narkoregjimin…Pra janë një tjetër handikap dhe pengesë për PD në rrugën drejt pushtetit”, tha ai.
