Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e mëdha në Afrikën Lindore kanë ndikuar negativisht në jetën e 3,6 milionë njerëzve që nga qershori.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Koordinimit të Ndihmës Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OKB), thuhet se veçanërisht Sudani i Jugut, Kenia dhe Uganda janë prekur më shumë nga përmbytjet.

“Rritja e nivelit të ujit në liqene dhe përmbytjet ndikojnë te mijëra njerëz. 850 mijë njerëz janë prekur vetëm nga përmbytjet në Sudanin e Jugut dhe 400 mijë njerëz u detyruan të migrojnë”, thuhet në deklaratë.

Miliona njerëz në rajon, të dëmtuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), kriza ekonomike dhe konflikti, tani po luftojnë me përmbytjet pas rënies së nivelit më të lartë të reshjeve në vitet e fundit.

Sipas OKB-së, 1,1 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet në Etiopi, ndërsa 313 mijë kanë migruar.

Shumë shkolla dhe spitale janë bërë të papërdorshme për shkak të përmbytjeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb