Kreu i PD Sali Berisha, mori mbi 37 mijë vota pro qëndrimit në postin e drejtuesit të partisë. I pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa mbi faktin se pse një numër kaq i lartë i anëtarëve të PD shkojnë në kutitë e votimit. por jo në protestat e thirrura nga PD.

Berisha iu shmang pyetjes por shtoi se falë protestave të opozitës dolën në pah aferat korruptive të qeverisë. Numri i pjesëmarrësve në protesta nuk ka rëndësi, tha Berisha, duke shtuar se mbështetësit e opozitës do të vijojnë të qëndrojnë përballë regjimit, siç e quajti mazhorancën ai.

Osman Stafa: 37 mijë demokratë ishin pro që ju të ishit kreu i PD. 20 mijë qytetarë po e quaj, pse nuk janë në protestat e PD?

Sali Berisha: Po të mos ishin këta anëtarë të PD, Ballukun do ta kishe dopjo zv/kryeministre. Po të mos ishin këta anëtarë të PD me qendresën e tyre, Ramën do ta kishe yll të integrimit, narkodikatorin e Shqipërisë, korrupsioni nga vjedhje do të quhej virtyt. Ndaj njerëzisht të kërkoj t’u jesh mirënjohës atyre që janë aty. Nëse dalin 30 mijë, 50 mijë apo 15 mijë për mua nuk ka dallim të madh. Ata janë gati të qendrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje. Ajo që është kapitale është se opozita për 2 arsye madhore, për farsën zgjedhore ka nisur serinë e pandalshme të kryengritjes paqësore, që do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve tona. Jemi në kushte të diktaturës autoritare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb