Firma e prodhimit të makinave “Ford” ka njoftuar se po tërheq nga qarkullimi mbi 1.2 milionë mjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve rreth tubave të frenave që rrjedhin, defekt i cili ka shkaktuar deri tani një aksident.

Gjiganti i prodhimit të auto veturave po largon edhe 220,000 makina të tjera nga rrugët për të rregulluar krahët e fshirëseve të xhamit të cilat raportohet se mund të thyhen.

Kompania tha në dokumentet e postuara të premten nga rregullatorët e sigurisë se tubat e frenave të përparme mund të çahen dhe të rrjedhë lëngu i frenave.

Kjo problematikë do të rriste udhëtimin e pedalit të frenave dhe do t’i bënte distancat e ndalimit më të gjata, duke rritur rrezikun e përplasjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: