Kanceri i qafës së mitrës dhe virusi HPV janë kthyer në një shqetësim për femrat, ndërsa mjekët rekomandojnë vazhdimisht të kryhen kontrolle periodike për parandalimin dhe mjekimin në kohë.

Këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Ernald Zeqja, mjek obsteter-gjinekolog, ka folur me gjerësisht për këtë fenomen, duke thënë se është tepër e rëndësishme që çdo një vit të kryhet paptesti.

Ai tha se ajo që mund të ndikojë në shfaqjen e këtij virusi dhe kancerit të qafës së mitrës, dhe që shihet me shqetësim, është mosha e vogël e kryerjes së marrëdhënieve seksuale për herë të parë, si dhe ndërrimi i shpeshtë i partnerëve.

“Nuk është një situatë alarmante, por në këto vitet e fundit kanceri i qafës së mitrës dhe HPV është bërë pjesë e jetës sonë, e nga ana tjetër është rritur ndërgjegjësimi dhe mënyrat e zbulimit. Ajo që e bën alarmante është ulja e moshës së partnerit të parë seksual, dhe tendenca për të pasur shumë partnerë seksualë. Këto rrisin ekspozimin për të pasur kancer të qafës së mitrës dhe HPV.

Nëse ke HPV nuk do të thotë që do kesh kancer të qafës së mitrës. Detyra jonë është të kemi në fokus një grup pacientesh që janë të rrezikuara. HPV është virus shumë i përhapur në botë, shumica e kalojnë atë e kalojnë pa e marrë vesh që e kanë pasur. Edhe meshkujt preken nga ky virus, që janë 40 nëntipe, dhe një pjesë e vogël e tyre janë me risk të lartë.

Kanceri i cerviksit është i lidhur me HPV, por nuk do të thotë se të kesh një HPV do të kesh kancer. Pra disa mund të vetëeliminohen. Kontrollet, çdo gjë që kontrollohet, nuk ndodh asgjë.

Paptesti rekomandohet çdo një vit mbi moshën 21 vjeç, ose dhe më parë nëse kanë kryer kontakte. Nëse në tre vite reshtur rezulton negativ, atëherë mund të bëhet dhe në dy vite. Por kontrollet duhet të jenë periodike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb