KOLUMBI- Gjashtë pasagjerët dhe piloti kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël pasagjerësh në veri të Kolumbisë. Mediat kolumbiane raportojnë se pak para aksidentit, piloti e kishte njoftuar kontrollorin e trafikut ajror për një prishje mekanike.

Sipas autoriteteve të gjithë trupat e pajetë janë gjendur brenda ose afër aeroplanit.

Piloti ishte përpjekur ta rikthente aeroplanin në aeroportin prej nga ishte nisur, pasi kishte informuar kontrollorët e trafikut ajror se kishte rënë presioni i karburantit në motor. Mirëpo mjeti fluturues u rrëzua pak çaste pas këtij njoftimi.

Avioni Cessna 207, që operonte nga aeroporti rajonal Alas de Colombia, u zhduk gjatë një fluturimi të shkurtër nga Bucaramanga drejt qytetit Malaga, të dyja në provincën veriore të Santander.

Trupat e viktimave, 3 grave dhe 4 burrave, mes tyre dy vëllezër u gjetën dhe u morën të gjithë nga vendi i ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb