Një helikopter ushtarak algjerian u rrëzua në provincën veriore të Ain Defla, rreth 150 km në jugperëndim të kryeqytetit Algjer, duke vrarë të tre anëtarët e ekuipazhit në bord.

Helikopteri MI-171 i Forcave Ajrore Algjeriane u rrëzua në lokalitetin El Attaf gjatë një operacioni stërvitor, sipas një deklarate të ministrisë së mbrojtjes.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Said Chengriha ka urdhëruar një hetim për aksidentin, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb