Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave.

Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për BalkanWeb se sot është rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin, i cili ndodhet jashtë vendit, sipas konfirmimit edhe të avokatëve të tij.

Ish-numri dy i qeverisë Rama, akuzohet për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, vepra penale nga të cilat mund të dënohet deri në 15 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: