Ka shkuar në 83 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit në shtetin helen.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se sot janë konfirmuar 52 raste të reja me koronavirus në Greqi, duke e çuar në 1.884 numrin e të prekurve në total nga COVID-19.

Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht 84 pacientë ndodhen në terapi intensive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: