Nuk  dihet nëse është ndërgjegjësimi apo frika ajo që i ka mbyllur qytetarët në Berat por cila do qoftë prej tyre ka bërë që të boshatisen rrugët dhe lulishtet e qytetit.

Nuk jemi në orar karantinimi dhe çuditërisht në pedonale, sheshe e parqe nuk shihen më grupime njerëzish apo të rinj të shkujdesur që ditë më parë grumbulloheshin e luanin sikur të ishte një ditë normale.

Ata që shihen sot në rrugët e qytetit të Beratit janë qytetarët që bëjnë blerjet e nevojshme në markete, dyqane fruta-perimesh e farmaci. Edhe në filialet e bankave ka pasur radhë të shumta, por gjithkush ka respektuar distancimin nga njëri-tjetri, kjo falë edhe vendosjes së shenjave të verdha rrethore të distancës prej 1 metër në hyrje të këtyre filialeve.

Përveç hapësirave përpara bankave, shenjat rrethore të distancës mes njerëzve janë vendosur nga bashkia e qytetit edhe përpara çdo institucioni apo sporteli ku kryen shërbime për qytetarët. Në rrugë janë shtuar forcat e policisë që vijojnë çdo ditë kontrolle të imtësishme, jo vetëm mbi automjetet por edhe këmbësorët, për të verifikuar nëse kanë leje për lëvizje apo jo, ndërkohë që nga ana e policisë konfirmohet se janë shumë të pakta shkeljet e konstatuara dhe masat administrative të marra në të gjithë qarkun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb