Deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar sot në emisionin Fit Station me gazetaren Cenkuela Hasa ku realizoi një intervistë brenda ambienteve të shtëpisë së saj.

Në këtë rrëfim ndryshe të saj Rudina  u pyet nëse mendon se ka talent në politikë apo po i shkon në fund amanetit të babait të saj.

“Është një gjë për tu parë, do doja shumë të ishin njerëzit ata që të vendosin nëse unë e kam këtë talent. Përsa i përket dëshirës time dhe misionit tim padyshim që lidhet ngushtë me tim atë, sepse mendoj që ai e ka lënë përgjysëm misionin e vet dhe kishte dëshirë të kishim një Shqipëri me një demokraci funksionale me njerëz që vinin nga aspekte të ndryshme të jetës, por kishin mundësi të barabarta për të ecur para për të patur një Shqipëri e cila i ngjante një vendi Evropian.

Ai e donte dhe shikonte këtë cdo ditë e shikonte te njerëzit e thjeshtë, e shikonte  këtë cdo ditë, dhe e shikonte që ky vend kishte potencial. Dhe unë ashtu e shikoj me të njëtët sy, unë mendoj që vendi jonë është një vend i bekuar’- u shpreh Rudina Hajdari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb