Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesit aleatë të saj kanë planifikuar të zhvillojnë bisedime të shtunën, konfirmoi sot OPEC.

Këto bisedime pritet të përqendrohen në zgjatjen e një marrëveshjeje për uljen e prodhimit të naftës, për të cilën u ra dakord dy muaj më parë.

“Bisedimet pritet të përfundojnë brenda një dite të vetme, ku ministrat e OPEC do të fillojnë në orën 12:00 GMT dhe homologët e OPEC + do të marrin pjesë dy orë më vonë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb