Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan luftën e vazhdueshme në Ukrainë të premten, pas një bisede në fillim të kësaj jave me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të premten në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit.

“Kancelari dhe presidenti rus diskutuan gjithashtu situatën globale të ushqimit, e cila është veçanërisht e tensionuar si rezultat i luftës së agresionit rus. Kancelari kujtoi se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë këtu”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane, shkruan CNN.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës ushtarake dhe pasojat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në Mariupol, kancelari i kërkoi Presidentit rus të sjellë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Scholz diskutoi gjithashtu “një përmirësim të situatës humanitare dhe përparim në kërkimin e një zgjidhje diplomatike të konfliktit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb