Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 filxhan oriz basmati
1 kanaçe me argjinare
Një dorë rukola
1 qepë e njomë
Kopër
Majdanoz
Lëkurë limoni

Për salcën:
2 lugë lëng limoni
1 lugë uthull
1 lugë mustardë
1 lugë mjaltë
5 lugë vaj ulliri
Pak kripë

Përgatitja

Orizin basmati e ziejmë me raportin 2:1 dhe e lëmë të ftohet pak. Në të shtojmë sallatën, argjinaret, qepën, lëkurën e limonit, koprën, majdanozin dhe përgatisim salcën duke rrahur gjithë përbërësit e tjerë. Ia shtojmë sallatës dhe e servirim dhe fara susami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb