Xiaomi ka kapërcyer Samsung duke marrë pozicionin e parë si lider në tregun e smartfonëve në Evropë, sipas Strategy Analytics.

Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i ka lejuar Xiaomi të dërgojë 12,7 milionë smartphone në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021, një shifër prej + 67,1% në bazë vjetore.

Si rezultat, gjiganti kinez tani mban 25,3% të celularëve në rajon.

Rritja e Xiaomi ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë.

Në veçanti, ”Mi” dhe ”Redmi” e shtynë shpejt kompaninë në epërsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb