Super-agjenti i futbollit Mino Raiola ka zbuluar detaje të reja sa i takon marrëveshjes që po flitet kohët e fundit mes Manchester United dhe Arsenal. Dy klubet po negociojnë për transferimin e Alexis Sanchez në ‘Old Traford’ por për të mbyllur marrëveshjen duhet bindur Mkihitaryan që të kalojë në Londër.

Kjo duket mjaft e vështirë pasi paketa e ofruar nga United, 35 mln stërlina dhe Mkihitaryan, nuk është pranuar nga futbollisti armen, i cili menaxhohet pikërisht nga italiani Raiola.

I pyetur për transferimin e Sanchez agjenti shprehet: “Manchester United nuk ka për të firmosur me Sanchez, vetëm nëse Mkihitaryan pranon t’i bashkohet Arsenal.

Mkihitaryan nuk ka vendosur akoma. Ai do të bëjë çfarë është më e mira për të. Ka dhe dy vite e gjysmë kontratë, pra është vendimi i tij.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb