TIRANE

Një ditë pas miratimit në Kuvend të dekretit të presidentit Ilir Meta, sot Sandër Lleshaj është betuar si ministër i ri i Brendshëm. Ceremonia e betimit u mbajt në Institucionin e Presidencës, ku ishin të pranishëm Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Lleshaj u betua mbi Kushtetutë para Presidentit Meta. Më pas Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Lleshajt, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme.


Kujtojmë se rruga deri tek betimi i Lleshajt si ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar kështu Fatmir Xhafajn, pas dorëheqjes së këtij të fundit, ishte shumë e gjatë. Kjo pasi mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama pati përplasje për dekretin, për shkak të gradës Gjeneral që mbante Lleshaj.

Por pasi Meta nuk e dekretoi Lleshajn herën e parë si ministër, propozimi për emrin e tij shkoi sërish në tavolinën e presidentit. Meta pasi e liroi Lleshajn nga grada Gjeneral me kërkesë të tij, dekretoi emrin e tij si ministër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb