Fanella me numrin 10 e Santos do të mbetet në dispozicion të lojtarëve në skuadër. Pas vdekjes së Pele, familja e yllit brazilian i kishte kërkuar klubit që të tërhiqte fanellën me numrin dhjetë.

Presidenti i klubit Andrés Rueda kishte pezulluar përkohësisht përdorimin e fanellës, ndërsa priste që vendimi të votohej nga këshilli i klubit. Por në orët e fundit ka dalë një intervistë e vetë Peles i cili pretendonte se ishte kundër tërheqjes së fanellës.

Dhe për këtë arsye, duke respektuar vullnetin e vetë kampionit, presidenti i Santos ka vendosur t’u lërë në dispozicion lojtarëve të Santos fanellën historike me numrin 10.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: