Djali i Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick, James, është 20 vjeç!

Aktorja festoi ditëlindjen e fëmijës së saj më të madh me një koment prekës në Instagram të premten.

“20 vjet më parë si sot … jeta ime ndryshoi,” shkroi Parker, 57 vjeç, bashkangjitur fotos së rrallë të James.

“Të gjitha ndjenjat që kisha njohur ndonjëherë, u shfaqën më të thella, të zmadhuara dhe me ngjyra të reja brilante,” vazhdoi ylli i “Sex and the City”. “Sot kaleidoskopi rrotullohet me të gjitha kujtimet, në të gjitha format, ndryshimet dhe këndvështrimet e lavdishme që ke sjellë në jetën tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gëzuar ditëlindjen biri im”, përfundoi Parker, e cila është gjithashtu nënë e vajzave binjake Marion dhe Tabitha, 13 vjeç. “Të dua shumë. Xxx, mama”, komenton James.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb