Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Perëndimi, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ai e bëri komentin në një konferencë për shtyp me presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos.

Kancelari vuri në dukje se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë dhe, në të njëjtën kohë, shpreson për solidaritet në Bashkimin Evropian: “Ne duhet të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ndihma e Gjermanisë për Ukrainën deri tani ka arritur në 28 miliardë euro. Siç e dini. Gjermania ka ndarë një buxhet prej më shumë se 7 miliardë euro këtë vit, qëndrimi im është se duhet të vazhdojmë mbështetjen aq sa është e nevojshme dhe kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë por për të gjithë Bashkimin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb