Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai ka komentuar fitoren ndaj Korabit dhe qëndrimin në Superiore. Krasniqi gjithashtu foli për titullin kampion si dhe për të ardhmen e tij.
“Ishte ndeshje e vështirë, ishim përgatitur, i kishim marrë masat, por ia dolëm me sukses. Sjemi përgatitur fare për penalltitë, nuk shkoi ashtu si e prisnim.Ishim të bindur që do të fitonim. Nuk ishte e duhur që ndryshuam trajnerin, drejtuesit dhe Kapllani bënë marrëveshje. Jemi stërvitur mirë, ka dhënë idetë e tij, ka shumë dëshirë dhe ne i kemi dhënë shumë mbështetje. Ne skemi qenë asnjëherë për Europë, na penalizuan dëmtimet dhe ndeshjet e ngjeshura. Nesër kemi një darkë të gjithë dhe do të shohim ccdo të ndodh në vijim. Do të bëjmë një skuadër më e mirë dhe pretendente. Presidenti ishte i gëzuar pas arritjes së djeshme. Skuadra ishte e lodhur, Korabi ka merita por ne ishim të bindur që do të qëndronim. Nuk do të doja të isha pjesë e Egnatias, do e mbyll tek Erzeni karrierën. Dhash më të mirën për Egnatian por u zhgënjeva. Kam dhënë maksimumin për Erzenin përderisa qëndruam në Superiore.Kjo është një nga skuadrat me djemtë më të mirë, jemi më të bashkuar se kurrë. Jam i lumtur që Partizani u shpall kampion, kam marrëdhënie të mira me presidentin Demi. Nuk mund të jap përgjigjen nëse Partizani e meritoi apo jo titullin. Ajo që ndodhi në Rrogozhinë na ktheu shumë pas në kohë, edhe ne na kanë penalizuar arbitrat. Smund të them nëse e meritonte Tirana apo nuk e meritonte. Për aq kohë sa presidenti do të jetë në krye të Erzenit unë do të jem krah tij”, deklaroi ai.