Avokati i familjarëve të viktimave, Idajet Beqiri ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për hetimin e subjekteve ndaj të cilëve është bërë kallëzim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Beqiri tha se po vendoset një precedent i rrezikshëm nga ana e SPAK, ndërsa shtoi se referuar vendimit të Gjykatë së Strasburgut, ajo që ndodhi më 21 janar ishte një krim shtetëror.

Një krim i tillë sipas tij nuk kryhet nga ushatari apo gardisti, por organizohet nga zyrtarë të cilët janë subjekt i gjykimit nga GJKKO.

“Me këtë vendim, SPAK ka hapur një precedent të rrezikshëm. Ka qenë një krim i dukshëm, ju kemi dorëzuar edhe vendimin e Gjykatës se Strazburgut, ku thuhet se kjo është një vrasje shtetërore, dhe përmend edhe ish-kryeministrin. Pra e sheh Strasburgu dhe jo SPAK, nuk është gardisti apo ushtari ai që e bën dhe organizon një krim shtetëror.

Ndërkohë prokurori Alfred Shehu ka deklaruar se kallëzimi i Rajmonda Nikës ishte pa datë.

“Sipas verifikimit rezultonte se Prokuroria e Tiranës po hetonte për ngjarjen.
Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ishte arritur të identifikoheshin autorët e aq më pak që ato të ishin subjekte të posaçme”, tha ai në seancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: