Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për renditjen e 20 deputetëve me nivelin më të lartë të efikasitetit.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e cila është në këtë listë, u shpreh se deputetët që janë në grupe parlamentare kanë mbështetje më të lartë, ndërkohë që ata që nuk janë, kanë zero ndihmë, teksa ka theksuar se 6 nga nismat e marrë nga PL kohë më parë nuk janë shqyrtuar ende.

Gazetari Mentori Kika u shpreh se ky klasifikim është tregues i aktivitetit të deputetëve dhe se nuk fakti që kanë qenë më tepër aktivë dhe kanë folur më shumë në seancat Parlamentare nuk do të thotë se kanë qenë më efikaset.

Pjesë nga biseda në studio:

Gjeta: Tabaku merr pjesë rregullisht në komisionet parlamentarë. Është pranë zgjedhësve. Është një tërësi praktikash që ajo i ndjek. Po ashtu dhe Brace që merr nisma ligjore, pra ushtron funksionin kontrollues, ligjvënës në mënyrë më efikase se deputetët e tjerë.

Xhixho: Ato që janë në grupe parlamentare kanë më shumë mbështetje, ndërkohë që deputetet që nuk kanë grup parlamentar kanë zero ndihmë. Dua të vë theksin se ma vështirëson apo ma lehtëson punën Kuvendi. 6 nismat e marrë nga PL, është akoma e pashqyrtuar. Nuk them që Kuvendi të votojë ligjet e mia, por ka detyrë ti fusin. Si deputete e PL, dhe opozitës them që hapësirat tonë janë të kufizuara. Unë përfaqësoj një elektorat dhe seancat që bëhen për shqetësimet e qytetarëve janë vetëm 2 minuta kohë. Në momentin që një Kuvend bëhet vetëm një shtojcë, çfarë duhet të një deputeti?

Gjeta: Kjo nuk është një praktikë e mirë parlamentare. Braçe është i vetmi që renditet në nivel të tillë. Është për shkak të funksionit. Ka mundësi për të marrë nisma.

Kikia: Ky klasifikim është tregues i aktivitetit. Po marr Braçen, është një nga njerëzit që ka folur më shumë dhe pse ka qenë ndër të paktët zërat brenda mazhorancës që ka folur. Nuk ka iniciativa ligjore të Braçes. Nuk di nëse Alibeaj ka patur ndonjë nismë ligjore, por thjesht është aktiv dhe ka folur. Petrit Vasili, Zhupa Balla ka folur shumë. Pror çështja nuk është kush flet më shumë por për carë. Ata të PD janë ata që janë zënë më shumë.

Çfarë nisme ligjore ka patur Balla, Vasili, Alibeaj? Besoj që jemi në kufijtë e formalitetit për ti vlerësuar. Ata që kanë folur më shumë nuk do të thotë se kanë qenë më efikaset. Diskutimet nisin por shkojë dhe zihen me njëri-tjetrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: