Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi të hënën se fëmijët e refugjatëve dhe emigrantëve nuk duhet të traumatizohen nga ndarja nga prindërit e tyre.

“Njësia e familjes duhet të ruhet”, u tha gazetarëve njëri nga zëdhënësit e sekretarit të OKB-së.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB vijnë pas një situatë të rënduar për emigrantët. Në shumë vende po shtrëngohen masat për mos lejimin e emigrantëve të paligjshëm.

Kujtojmë vendimin e fundit të qeverisë italiane e cila nuk lejoi ankorimin në territorin italian të anijes me 629 emigrantë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb