Ajo ndodhet prej muajsh në qendër të vëmendjes, qysh prej pjesëmarrjes në “Big Brother Vip”.

E kemi fjalën për Semi Japuajn, e cila pas daljes nga shtëpia e famshme, ka publikuar disa këngë që shpejt u kthyen në hite. Më e fundit, titullohet “All your lovin” dhe është një bashkëpunim me Ron Ziaitin.

Pikërisht me këtë të fundit po përflitet se ka nisur një romancë.

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë gjatë ditës së sotme u publikua një video që tregon Semin dhe Ronin në një festival krah njëri-tjetrit.

Dyshja u panë shumë të afërt teksa këngëtari i kishte vendosur dhe dorën në bel Semit ndërkohë që po ecnin.
Videoja përforcoi edhe më shumë dyshimet e fansave se mes dy këngëtarëve mund të ketë lindur diçka.

Madje dyshimet konfirmohen edhe më shumë një tjetër video e sapo publikuar nga “Pop Art” ku dyshja shihen në përqafimin e njëri-tjetrit duke jetuar momente të bukura dhe romantike dhe duke mos ditur për njerëzit e shumtë përreth. A po nis një romancë mes tyre? Presim dhe të shohim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: