Natën e mbrëmshme në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania u zhvilluan dinamika të shumta.

Një debat tjetër ndodhi mes Efit dhe Oltës, pastaj publiku zgjodhi fitues Luizin dhe Tean në sfidën e “Big Brother Talent Show”.

Pas, spektaklit kishte edhe të tjera ngjarja që ndodhën në orët e vona të natës, Luizi që njihet për energjinë e tij për të dhuruar atmosferë nuk ka vepruar njëjtë.

Këngëtari pas darkës me banorët nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore duke shkuar të shtrihet i pari në shtrat.

Për t’i qëndruar afër ishin Kiara dhe Efi, të cilat u shqetësuan për shëndetin e tij ndërkohë Luizi ka vazhduar të qëndroi shtrirë për të pushuar. Në një moment afër tij ishte edhe konkurrenti tjetër, Armaldo i cili iu afrua duke i thënë: “Po u sëmure ti u mbyll Big Brotheri”. Kiara ndërkohë tregoi një përkushtim më të madh pasi është kujdesur që t’i qëndronte pranë në raste se kishte nevojë për ndonjë gjë.

Kujtojmë që po natën e mbrëmshme Xhonatan Islami u eliminua por që u rikthye në shtëpinë e famshme me anë të biletës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb