Senatori amerikan dhe kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Menendez deklaroi se Turqia është një kërcënim i madh në Mesdheun Lindor.

Teksa u nderuar me doktoraturën e nderit të Universitetit të Athinës në një ceremoni të mbajtur në sallën e madhe të Fondacionit, Menendez tha; “Nuk kam nevojë t’i them askujt në këtë dhomë se kërcënimi më i përhershëm dhe më i afërt në Mesdheun Lindor është ende Turqia. Pavarësisht se është aleate e NATO-s, Turqia sfidon sovranitetin grek me fluturime provokuese në Egje. Shkelja e hapësirës ajrore me avionë luftarakë është sjellje e papranueshme për çdo vend”.

Po ashtu ai akuzoi presidentin turk Tajip Erdogan se po ndjek një politikë përçarëse, si në Evropën Lindore, ashtu edhe në Kaukazin Jugor dhe Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb