News24 ka udhëtuar drejt Mitrovicës, atje ku po regjistrohen sërish tensione. Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa raportoi se Leposaviq dhe Zubin Potok, po regjistrohen problematika, pasi në 4 komuna me shumicë serbe, kryetarët e tyre janë shqiptarë, të cilët marrin sot detyrën zyrtarisht.

Stafa tha se situata është shumë e nderë, ndërsa është KFOR struktura që po tenton që të qetësojë situatën, pasi qytetarët serbë kanë protestuar kundër zgjedhjeve së drejtuesve shqiptarë.

Mësohet se në krye të këtyre protestave janë përfaqësues të Listës Serbe. Teksa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë nga të dyja palët, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vënë në gatishmëri ushtrinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: