SERBI-Mediat serbe shkruajnë se Serbia do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Gazeta serbe “Blic” shkruan se, Perëndimi ka gati një dokument¬marrëveshje për Serbinë, i cili i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, në Këshillin e Evropës, në OSBE dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Marrëveshja e re me Prishtinën, e njohur si “Bruksel 2”, që ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare është e parashikuar me kornizën strategjike të BE¬së për bisedime me Serbinë dhe duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve. Nga ana tjetër qëllimi i qeverisë në Beograd është që Serbia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2018”, shkruan “Blic”.

Edhe pse burimet perëndimore theksojnë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk do të thotë se, Beogradi po e formalizon njohjen ‘de jure’ të pavarësisë së Kosovës, marrëveshja është nxitëse e pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Sipas “Blic”, kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd më 8 dhe 9 korrik, do ta paraqesë para kryeministri Vuçiç qëndrimin se, Kosova duhet të hyjë në OKB.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: