BEOGRAD- Serbia vijon “luftën” për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESKO.

Ministri i Jashtëm serb dhe Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiç, i dërgoi një letër të hapur drejtorës se përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, ku shprehej se pranimi i Kosovës do përbënte shkelje të ligjeve dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Pranimi i “Kosovës” në UNESCO do të përbënte një mospërfillje ose shkelje të rregullave ligjore, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ky akt do të jetë një legjitimimi i akteve vandaliste dhe do ta shkatërroj trashëgiminë shekullore e kulturore dhe historike e cila nuk është vetëm trashëgimi serbe”, shkruan Daçiç.

Ndërkohë më herët Patriarku serb i kërkoi Vatikanit dhe BE-së të mos e pranojnë Kosovën në UNESKO.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: