BRAZIL- Telashet s’kanë të sosur për ekipin brazilian të futbollit Chapecoense. Pas aksidentit tragjik të 28 nëntorit të shkuar, në Kolumbi, i cili u kushtoi jetën 71 personave dhe shkatërroi skuadrën, ekipi brazilian kalon momente të tjera ankthi, siç raporton “The Sun”.

Ata janë detyruar të bëjnë një ulje emergjente teksa ktheheshin nga Buenos Aries, ku ekipi kishte luajtur me skuadrën e Lanus, në Kupën e Libertadores ku fituan 2-1 ndeshjen.

nintchdbpict000285539060
Avioni i tyre ka bërë një devijim dhe një ulje emergjence në Porto Alegre (Brazil), por jo për shkak të një defekti.

Siç shkruan “The Sun”, këtë herë, fatmirësisht, nuk ka pasur defekt në avion, por një problem në pistën e Çapes, i cili ka detyruar ndërrimin e itinerarit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb