Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduuard Shalsi në një intervistë për “Neës 24” deklaroi se ka pasur kontakte të vazhdueshme me biznesin, ndërsa ka shtuar se qeveria po përpiqet të ndihmojë ekonominë që të mund të zhvillohet edhe në kohë pandemie.

“Kam pasur shumë kontakte me sipërmarrës. Në këtë situatë, ka shumë rëndësi solidariteti. Kemi 1341 kontakte me sipërmarrës  deri tani. Ky është një proces që kërkon përqendrim të madh forcash edhe tek beteja ekonomike. Ne e dimë se edhe njerëzit duhet ë të rrinë në shtëpi, por duhet ë të mbahet e fortë ekonomia.

Biznesi dhe qeveria kanë kontakte që kanë të bëjnë me politikat fiskale. Biznesi ka kërkuar më pak taksa, ka kërkuar që të mos paguhet TVSH-ja në doganë. Kanë kërkuar riprogramimin e tatim fitimit, kanë kërkuar për sigurimet shoqërore, kanë kërkuar edhe aspekte administrative”, tha Shalsi.

Eduard Shalsi theksoi se Covid-19 është një pandemi botërore dhe se si në gjithë globin, edhe tek ne, ka prekur jo vetëm sektorin e biznesit, por shumë të tilla. Ai shtoi se qeveria po përpiqet për ndihmë ndaj cdo kategorie.

“Ne i kemi dhënë mbështetje biznesit patjetër, sepse ka nevojë. Por sic thotë shprehja “shtriji këmbët sa ke jorganin”, edhe ne në këtë formë kemi vepruar. Ne do ndihmojmë biznesin sa të mundemi, sepse qeveria ka edhe arsimin, ka edhe sektorë të tjerë pra që duhen ndihmuar. Në ndihmën e dytë, përfituese do jenë fasonet. Kam bërë një takim me kryetarët e bashkive, të cilët po shikonin për të reduktuar taksat. Ne po përpiqemi që të nxisim ekonominë, për ta zhvilluar atë. Ne po përpiqemi të nxisim zhvillimin ekonomik në turizëm, në fasone etj. Jemi në kohë sacrifice dhe qeveria e biznesi janë në një udhëtim të përbashkët, që duan ta finalizojnë sa më mire”, u shpreh Shalsi.

I pyetur nëse mediat do të përfshihen në paketa ekonomike, Shalsi deklaroi se për fat të keq buxheti i shtetit shqiptar nuk është kaq i madh sa të shtrihet në cdo sektor, duke vlerësuar punën e mediave në këto kohë.

Nuk është se nuk iu konsiderojmë. Nuk është se nuk jemi të shqetësuar. Jeni kategori që haseni me probleme. Meritoni respekt për atë që po bëni, por nga ana tjetër na duhet edhe ne të bëjmë lllogaritë tona. Mediat janë në vëmendjen tonë, sic janë të gjitha kategoritë që po vuajnë dhe të gjitha kategoritë po bëjnë sakrifica, në një formë a tjetër. Ua them të gjitha kategorive se pulsi i qeverisë rreh me të gjithë njerëzit”, tha Shalsi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb