Kalifornia është përfshirë nga zjarre të mëdha teksa nxehtësia arrin temperatura rekord. Zjarri i dhunshëm, i cili shpërtheu jo shumë larg parkut Yosemite ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe po i mban zjarrfikësit ditë e natë në përpjekje për ta frenuar atë.

Falë temperaturave të larta dhe lagështisë së ulët, flakët u shtuan në mënyrë dramatike në 24 orë, duke kaluar nga një sipërfaqe prej 647 hektarësh në një nga 4815.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Zjarri po lëviz me shpejtësi dhe është rritur ndjeshëm”, raportojnë zjarrfikësit në përditësimin e fundit, duke pranuar vështirësitë në shuarjen e tij. Më shumë se 400 zjarrfikës, 40 helikopterë dhe 45 kamionë janë vendosur aktualisht në këtë zonë.

Guvernatori i shtetit Gavin Newsom ditët e fundit shpalli emergjencën për të pasur akses në burime shtesë për t’iu përgjigjur flakëve, nga një ushtri prej 400 zjarrfikësve të pajisur me dhjetëra kamionë dhe helikopterë. Shumë rrugë janë mbyllur. Një qendër evakuimi e Kryqit të Kuq është ngritur në qarkun Mariposa. Hotelet në zonë janë në fakt të gjitha plot me të evakuuar. “Prindërit e mi u evakuuan dhe tani ata kanë humbur gjithçka. Kur nëna ime u largua nga shtëpia ku ata jetonin për 37 vjet dhe ku unë u rrita, ajo nuk kishte asgjë me vete përveç rrobave dhe këpucëve që kishte veshur,” tha Nick Smith, një prej të evakuuarve për CNN.

Por nuk është vetëm Kalifornia ajo që digjet. Zjarret në fakt janë regjistruar në shumë shtete të tjera amerikane, veçanërisht në zonat qendrore të vendit, për shkak të temperaturave të larta. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara janë nën trysninë e një vale rekord të të nxehtit me temperatura afër 40 gradë nga veriu në jug të vendit. Në Dallas, Teksas, u regjistruan 42 gradë për disa ditë rresht, një nivel më i lartë i të gjitha kohërave. Në total, gati 85 milionë amerikanë janë në gatishmëri, kryesisht në qytetet në bregun lindor. Nga Bostoni në Uashington duke kaluar përmes Nju Jorkut, regjistrohen temperatura të papara, të cilat falë lagështirës së lartë e bëjnë vapën edhe më të padurueshme. Vapa e tepruar e detyroi Bostonin të anulonte në momentin e fundit treatlonin e planifikuar. Në Big Apple gara u zhvillua por në një format më të vogël, me distanca të përgjysmuara si për rrugën e biçikletave, ashtu edhe për atë të parashikuar për garën. Vapa rekord do të vazhdojë për disa ditë duke u alternuar me stuhi të shkurtra por intensive, që vetëm sa do ta bëjnë vapën edhe më të padurueshme.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: