Southampton po kalon një moment të vështirë teksa mes Premier League dhe FA Cup ka pësuar katër humbje në katër ndeshjet e fundit. Nuk shkëlqejnë “shenjtorët”, nuk shkëlqen as Armando Broja.

Këtë të shtunë luajnë në transfertë përballë Leeds United, një skuadër që në fazën e parë arritën ti marrin pikë të plotë fal një goli të shënuar pikërisht nga Armando Broja.

Brojaa
Brojaa

Në katër sfidat e fundit, sulmuesi kuqezi, humb pak nga shkëlqimi e tij, kjo sipas trajnerit Hasenthul është logjike, pasi Broja nuk është më një surprizë për klubet angleze, por një realitet i prekshëm mbi të cilin kanë filluar të marrin masa.

Tifozët e Southampton shpresojnë shumë që beniamini i tyre të jetë në formë, në këtë rikthim pas grumbullimit me kombëtaren, ndaj Leeds United, të gjithë shpresojnë që të rikthehen te fitorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb