Të martën e kaluar nëpër portale është deklaruar se një konflikt ndodhi mes Arjola Demirit, motrës së saj dhe Arbër Hajdari.

Përplasja u tha se lidhej me komentet e Hajdarit rreth zgjedhjeve të Arjolës gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania” Por mesa duket, këto thashetheme nuk kanë qenë të vërteta, pasi janë mohuar nga vetë aktorja. Ajo publikoi një foto me Arbër Hajdarin në Instastory me mbishkrimin:

“Kush tha që jemi zënë?”

Arjo1

Kujtojmë që aktorja kur doli nga shtëpia ishte shumë e lumtur, pasi plotësoi dëshirën e saj më të madhe, që ishte një shtëpi për fëmijët, tek rezidenca Kodra e Diellit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb