ELBASAN
Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimi e mëtejshëm të një konflikti, që mund të shoqërohej me pasoja të rënda për jetën.
Policia thekson se në pranga kanë përfunduar tre persona. Mësohet se njëri prej tyre ka kanosur me armë një shtetas, ndërsa dy të tjerët janë kapur për moskallëzim krimi. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë materiale një armë dhe disa fishekë.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë luftarakë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës. Në pranga dhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Policia e Elbasanit ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri. Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri një shtetas tjetër.
Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F.C.
Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë . Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit.Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje” në ngarkim të shtetasit S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.