Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Erjon Livani., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb