Policia e Elbasanit jep detaje për konfliktin e ndodhur pasditen e sotme, ku u sulmuan edhe efektivët.

Policia njofton se uniformat blu kanë ndërhyrë në një sherr mes disa të rinjve në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, por këta të fundit nuk i janë bindur punonjësve të policisë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rrinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje.

Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: