Shifra rekord vijnë nga Franca, ku në një ditë janë raportuar mbi 10 mijë raste me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë franceze sot u identifikuan 10,008 raste, pothuajse dy herë më shumë se të hënën, kur janë regjistruar 5,298 pacientë.

Ndërkohë, sot u regjistruan 78 viktima të tjera, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31,416.

Deri më tani në Francë regjistrohen 468,069 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: