Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe politikan italian, vazhdon të jetë i bindur se koronavirusi nuk ekziston.

Ky, sipas tij, është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi.

Ai është tallur edhe me Presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta.

Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e bythës. Asgjë nuk ka sipas tij.

Sa herë vjen dimri ne ftohemi. Nuk i besoj coronavirusit. Po përpiqen të kalojnë diçka tjetër nga pas. Sigurisht ka ca viruse si zakonisht, por jo të ndërrojmë jetën tonë.

Këshilli i Ministrave? Këshilli i k*qeve. Grisni b*thën! Mbyllni televizorin. Shikoni vetëm Porno! Ka më shumë të vërteta aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb