Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti u trajtua kalvari i gjatë i vuajtjeve të një 51-vjeçari, i cili u braktis nga bashkëshortja dhe fëmijët.

“Jam njohur me bashkëshorten nëpërmjet një të njohuri. Ne të dy vinim nga martesa të dështuara, unë kam pasur një martesë më parë dhe kam 3 fëmijë nga kjo martesë. Ne krijuam martesën tonë dhe vendosëm të shisnim shtëpinë që kishim këtu në Tiranë për tu larguar në Francë për një jetë më të mirë. Ne u larguam dhe erdhen në jetë 3 fëmijë, nga ku fëmija i parë është vajzë dhe sot është 14-vjeç.

Bashkëshortja ime që në momentin e parë që ne shkuam atje dhe lindën fëmijët filloi shoqërimin me një shoqëri të keqe dhe më tradhëtoi me dikë tjetër. Ajo shkoi më denonocoi dhe pohoi që nuk më donte më. Bëra 3 muaj burg atje në Francë, por ajo futi në rrugë të keqe dhe gocën e martoi dhe e lidhi me dikë tjetër edhe pse është 14-vjeç, ajo e lejonte gocën të pinte alkool. Edhe pse bëri gjithë këto unë dua ta fal edhe pse më tradhtoi.

 

Ajo nuk është e keqe por ajo shoqërohet me njerëz të këqij, unë mbeta vetëm shtëpinë e shita dhe lekët i konsumova bashkë me atë por sot ajo më braktisi dhe ajo jeton me fëmijët në Francë dhe unë rrugëve të Tiranës. Edhe vajza e tezes që më njohu me këtë sot pohon që nuk kam çfarë t’i bëj. Unë kur isha atje në Francë tentova vetvrasjen dhe për këtë unë u dënova 3-muaj. Unë dua të rikthehem te familja edhe pse ajo më dëboi. Mua më spostuan nga gjithçka, unë nuk kam ushtruar kurrë dhunë ndaj saj, ajo shiti vajzën me një shumë parash. As në burg nuk kanë ardhur të më takojnë as të më shikojnë. Unë dua të rikthehem në familje, i bëj thirrje gruas dhe fëmijëve”,- thotë 51-vjeçarin.

Në emision ndërhyri edhe vajza e tij ,e cila i cilëson gënjeshtra fjalët e babiat. “Babai im po gënjen për fjalët që po thotë. Kam pasur një lidhje dikur, gabova si gjithë të tjerët, unë nuk kam qenë e shitur. Babi im nuk dinte të fliste, ai më kërcënonte gjatë gjithë kohës, mamin e kërcënonte duke i thënë se do të vras, shtëpinë ai edhe nëna ime e shitën me konsensus pasi ai kishte borxhe pa fund dhe do ta vrisnin prandaj dhe u larguan nga Shqipëria. Babai im rrinte gjithë ditën shtrirë dhe mbante kondicionerin hapur dhe lavatriçen në punë. Vetëm rrinte nuk punonte, na kërcënonte se do të na vriste. Shteti francez e di këtë gjë dhe prandaj e ka larguar”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb