Napoli humbet një protagonist për finalen e këtij sezon.Mbrojtësi Mathias Olivera do t’i mungojë kampionëve të Italisë për ndeshjen ndaj Frosinones dhe transfertës në Empoli. Përgjigjet e marra sot nuk në lidhje me dëmtimin e muskujve, të pësuar në takimin ndaj Monza-s, nuk ishin pozitive. Olivera do të qëndrojë jashtë fushe 15-20 ditë.

Objektivi është rikuperimi i tij për përballjen direkte për Europën më 28 prill me Romën. Të dielën, për ndeshjen ndaj Frosinones, në vend të tij nga minuta e parë do të rikthehet Mario Rui. Megjithatë, situata e uruguajanit, Olivera do të vlerësohet ditë pas dite, për të saktësuar më pas rikthimin në fushë.

Napoli, edhe pse vjen me petkun e kampionit, po zhvillon një sezon tejet të dobët. Vetëm vendi i shtatë në rënditje për napoletanët nuk i shkon aspak për shtat klubit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: