Zbardhen detaje nga arrestimi i Emiliano Ninës, autor i aksidentit të frikshëm që ndodhi pak kohë më parë te diga e Liqenit artificial. Ngjarja në fjalë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 gusht.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 28-vjeçari u ndalua nga policia Rrugore e Tiranës dhe komisariati nr.4 në afërsi të banesës. Mësohet se gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë, policia ka ushtruar edhe kontroll banese. 28-vjeçari ka deklaruar se ishte i pavetëdijshmi kur ka qene duke i dhënë makinës.

Nina akuzohet për 7 vepra penale, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkatërrim prone”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje në banesë”.

Gjithashtu Nina përveç për aksidentin te diga e liqenit, ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb