Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se përgjegjësia për gjendjen e krimit në vend duhet kërkuar te Rama dhe jo te Drejtori i Policisë.

Ilir Meta: Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Kur priteshin përgjegjësi në nivele të larta politike për dështimin e rëndë të rendit public dhe sigurisë në vend, thjeshtë është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziasëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të poliisë së shtetit.

Nuk besoj se ka ndonjë naiv në këtë vend që të besojë se drejtori i Policisë që nga momenti kur u Rama kryeministër, performanca e tij ka qenë problemi i rendit public, i luftës kundër drogës dhe luftës kundër trafiqeve. Njëkohësisht as edhe ministrat që janë bërë kokë turku.

Askush nuk mund të gënjehet që një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për depolitizim të këtij institucioni tashmë tërësisht partiak. Është koha që të gjithë llogaridhënien për dështimin e rendit publik, për vrasjet që ndodhin çdo ditë, ta kërkojnë te njeriu që e motivon dhe justifikon krimin, që e ka ndarë Shqipërinë në principate nën ndikimin e kriminelëve, duke e dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e ligjit.

Dua tu bëj thirrje efektivëve të Policisë të bëjnë gjithçka të zbatojnë ligjin, që të mos përdoren nga politika dhe të mos bashkëpunojnë me segmentet e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb