Shkarkohet nga puna kameramania hungareze e cila u filmua duke shqelmuar emigrantët sirianë qe tentonin t’i shpëtonin policisë. Gazetarja e kanalit të Hungarisë N1TV,  Petra Lazlo e lidhur me partinë e ekstremit të djathtë ‘Jobbik’ ishte filmuar nga kamerat e televizioneve të tjera, teksa provokoi rrëzimin në tokë të një emigranti që ndiqej nga policia. Në një komunikatë për mediat, televizioni ka shprehur keqardhje për sjelljen e gazetares.

“Sot, një kolege nga N1TV bëri sjellje të papranueshme në qendrën Roeszke. Ajo është shkarkuar menjëherë nga puna”, thuhet në komunikatën e televizionit. Petra Lazlo u filmua në dy raste teksa qëllonte me shqelma refugjatët sirianë.

Në rastin e parë të publikuar, ajo duket teksa qëllon një vajzë të vogël, ndërsa në rastin e dytë shihet teksa qëllon një burrë që vraponte për t’i shpëtuar policisë bashkë me një fëmijë në krah. Sjellja e saj është cilësuar skandaloze, ndërsa komentet negative për të nuk kanë pasur fund.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: